Arkiva e lajmeve
                   

KONKURS I RI PËR BLERJEN E SHTËPIVE NË FSHAT

11. janar 2023.

Bujanoc - Beograd - Në shkurt do të fillojë programi i ri për blerjen e shtëpive në fshat me ndihmën e shtetit, njoftoi ministri Milan Krkobabić.  Pritet që këtë vit të ketë rreth 5000 kërkesa.

Sipas ministrit, deri më tani janë blerë 1631 shtëpi për 5000 persona, nga të cilët 2250 fëmijë, në 119 vetëqeverisje lokale.

Ai bëri të ditur se këtë vit do të krijohet një organizim i ri territorial, një koncept i ri rural dhe urban i bazuar në modelin europian.

Burimi: Bujanovačke, Shërbimi i Trupit Koordinues