Arkiva e lajmeve
                   

KONKURS I MINISTRISË SË SHËNDETËSISË: PUNË PËR 400 NXËNËS MË TË MIRË

31. maj 2019.

Qeveria e Republikës së Serbisë dhe Ministria e Shëndetësisë  të punësojnë 400 punëtorë më të suksesshëm mjekësorë me arsim të mesëm profesional në institucionet shëndetësore në Republikën e Serbisë.

Njoftimi thekson se është planifikuar të mundësohet përfshirja në punë e nxënësve më të suksesshëm të tre profileve të shkollave të mesme mjekësore për profesione  infermieri, infermiere pediatrike dhe gjinekologji obstetrike.

Thirrja ekskluzivisht i dedikohet kandidatëve që kanë përfunduar shkollat e mesme në vitet shkollore 2014/2015, 2015/2016, 2016/2017, 2017/2018, ndërsa kandidatët duhet të aplikojnë deri më 31 maj.

Prioriteti do t'u jepet kandidatëve që kanë përfunduar shkollimin me arritjet më të mira dhe për qëllimin e shqyrtimit të aplikimit është e nevojshme që kandidati të ketë dëshmi për provimin profesional të kaluar.

Aplikimet mund të dorëzohen nga kandidatët që kanë përfunduar shkollat e mesme shtetërore në të gjithë territorin e Republikës së Serbisë dhe nuk janë të punësuar në profesion për një periudhë të pacaktuar kohore.

Është e domosdoshme të plotësoni formularin e aplikimit me informacione të plota dhe të sakta dhe ta dërgoni në e-mail adresën  akicijazaposljavanja2019@zdravlje.gov.rs deri të premten, më 31 maj.

Të gjitha informatat tjera mbi konkursin, si dhe formulari i aplikimit, janë në dispozicion në faqen e internetit të Ministrisë së Shëndetësisë https://www.zdravlje.gov.rs/vest/338195/akcija-zaposljavanja-najuspesnijih-ucenika-srednjih-medicinskih-skola.php

Punësimi do të bëhet në përputhje me planet e personelit të institucioneve shëndetësore dhe planin financiar të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore të Republikës.

Burimi: Tanjug, Politika, RTS dhe Trupi Koordinues