Arkiva e lajmeve
                   

KONKURS I HAPUR PËR STUDENTËT E BUJANOCIT

13. janar 2023.

Bujanoc - Beograd - Komuna e Bujanocit ka shpallur konkurs për periudhën prej 16 janar deri më 3 shkurt për ndarjen e ndihmave të njëhershme për studentët që banojnë në këtë komunë. Për këto qëllime janë ndarë 15 milionë dinarë.

Vitin e kaluar ndihma nga buxheti i Komunës kanë marrë 605 studentë.

Lista përfundimtare e renditjes do të shfaqet në tabelën e shpalljeve të Administratës Komunale dhe në ueb faqen e Komunës së Bujanocit (www.bujanovac.rs).

Burimi: Bujanovaçke, Shërbimi i Trupit Koordinues