Arkiva e lajmeve
                   

KONKURS: HAPAT E GUXIMSHËM NË PRAKTIKAT E REJA KULTURORE

9. dhjetor 2015.

Fondacioni “Jellena Shantiq”, përmes ndihmës së Fondit Ballkanik për Demokraci (FBD), shpallë konkursin “Hapat e guximshëm në praktikat e reja kulturore”, konkurs i dedikuar inkurajimit të ndryshimeve shoqërore në bashkësitë lokale përmes rolit inkluziv të kulturës dhe artit.

Pasi që përvoja e kaluar ka treguar se iniciativat inovative artistike dhe praktikat kulturore kanë potencial që të ndryshojnë shoqërinë, do të mbështeten në projektet të cilat me fokusin e vet në temat e rëndësishme dhe të nxehta formojnë lidhjes në mes artit, kulturës, njerëzve dhe nevojava dhe drejtave të tyre.

Në këtë aspekt, prioritet do të kenë programet kulturore dhe artistike në bashkësitë lokale të krijuara nga ana e shoqërive të qytetarëve dhe fondacioneve, të cilat me aktivitetet e tyre kontribuojnë në ndryshimin dhe avansimin e jetës së shumicës së banorëve në mjediset në të cilat veprojnë.

Me këtë konkurs përkrahen projektet të cilat përdorin kulturën dhe artin që të ndihmojnë në integrimin e grupeve të ndijshme shoqërore, posaçërisht – refugjatëve, emigrantëve, fëmijëve, të rinjve, të moshuarve, si nga qytetet por edhe nga vendet rurale – në bashkësitë shoqërore.

Rekomandimet për aplikim mund t’i shkarkoni në http://fjs.org.rs/otvoren-konkurs-hrabri-iskoraci-u-novim-kulturnim-praksama/

Burimi: Fondacioni “Jellena Shantiq” dhe Trupi Koordinues