Arkiva e lajmeve
                   

KONFISKIM I MADH I CIGAREVE

25. mars 2015.

Pjesëtarët e policisë në bashkëpunim me doganierët, në rrugën Vrajë – Leskoc, në Moshtanicë, kanë konfiskuar rreth 150.000 cigare tw llojit “Iv Slim”, me banderola të Kosovës dhe Metohisë dhe tw cilat ishin pa dokumentacionin e duhur, ka njoftuar Administrata Doganore.

Pas kontrollit të detajuar të veturës, në ulësën e fundit të tij dhe në bagazh janë zbuluar 15 boksa të cigareve, të të cilën kanë qenë 7.500 pako të llojit “Iv Slim”.

Siç thuhet në komunikatë, cigaret ka tentuar t’i kontrabandojë një person nga Vraja (24), i cili i ka transportuar ato nga Bujanoci për në qendër të Serbisë për t’i shitur.

Duke marrë parasysh se vlera e mallit është më e madhe se vlera 1/3 automjetit, përveç cigareve të zbuluara është ndaluar edhe automobile deri sa të bëhet konstatimi i procedurës për kundërvatje, shtohet në komunikatë.

Burimi: Ok Radio dhe Trupi Koordinues