Arkiva e lajmeve
                   

KONFERENCA VJETORE PËR ARSIMTARËT E HISTORISË

28. shkurt 2014.

Asociacioni europian i arsimtarëve të historisë (Euroclio) dhe Asociacioni arsimtarëve të historisë në Maqedoni (ANIM), organizojnë konferencën vjetore e cila mbledh arsimtarët e historisë. Konferenca mbahet në Ohër, nga 31 mars deri në 6 prill. Emërtimi i kësaj konference të njëzetenjëtë në temën nga lënda e historisë në shkolla është „Lënda e historisë jashtë kufijve – në të cilën mënyrë mund të ndajmë trashigiminë tonë kulturorë“. Gjuha e punës është gjuha angleze.

Arsmimtarët e interesuar të cilët japin lëndën e historisë në shkollat e fillore dhe të mesme në komunat e Bujanocit dhe Preshevës për më tepër rreth kësaj ngjarjeje mund të njoftohen në adresën :http://www.euroclio.eu/neë/index.php/2014-ohrid

Euroclio është organizatë e cila është themeluar më vitin 1992 me kërkes të Këshillit të Europës, për qëllim shoqërimit apo lidhjes së arsimtarëve dhe profesorëve të historisë nga të gjitha vendet e Europës. Në fillim Euroclio ka mbledhur 14 asociacione nga 14 vende shumica e të cilëve ishin nga Europa Perendimore. Sot, Euroclio numëron 44 asociacione dhe 15 anëtarë të bashkangjitur nga 52 vende.