Arkiva e lajmeve
                   

KONFERENCA E QYTETVE DHE KOMUNAVE SHPËRNDANË TABLETA PËR NXËNËSIT MË TË RREZIKUAR EKONOMIKISHT NGA PRESHEVA

25. mars 2022.

Preshevë - Beograd - Konferenca e Përhershme e qyteteve dhe komunave, përmes Zyrës për Zhvillim Ekonomik Lokal në Preshevë, ka shpërndarë 46 tableta për nxenesit që jetojnë në kushte të vështira ekonomike. Tabletat ndahen sipas numrit të nxënësve në shkolla:

1. Shkolla fillore “Ibrahim Kelmendi” 11 tableta;

2. Shkolla fillore “9 Maji” 6 tableta;

3. Shkolla fillore “Vuk Karaxhiq” 3 tableta;

4. Shkolla fillore “Migjeni” 2 tableta;

5. Shkolla fillore “Dituria” 6 tableta;

6. Shkolla fillore "Abdula Krashnica" 6 tableta;

7. Shkolla fillore “Zenel Hajdini” 6 tableta dhe

8. Shkolla fillore “Selami Hallaçi” 6 tableta.

Drejtorët dhe përfaqësuesit e shkollave falënderuan donatorët dhe Zyrën për Zhvillim Ekonomik të Komunës së Preshevës.

Burimi: RTV Preshevë, Trupi Koordinues