Arkiva e lajmeve
                   

KONCERTI I VITIT TË RI NGA SHKOLLA E MUZIKËS

29. dhjetor 2016.

Bujanoc – Nxënësit e shkollës së muzikës në Bujanoc, sëbashku me arsimtarët kanë shfaqur në shtëpinë e kulturës “Vuk Karaxhiq” në Bujanoc, koncertin tradicional të Vitit të Ri.

Atmosferën e paharruar e ka filluar kori i kësaj shkolle, të cilin e ka udhëhequr arsimtarja Vera Stankoviq. Anëtarët e korit, nxënësit e klasës së parë, dytë dhe tretë, kanë kënduar këngët “Marina, Marina” dhe “Urime Viti i Ri”.

Pas korit janë shfaqur piano duo, solistë të ndryshëm dhe përsëri kori shkollor, i cili ka kënduar këngën “Ju lutemi për qetësi të mirë”. Programi ka përfshi edhe recitimin për ardhjen e vitit 2017.

„Çdo vit organizojmë koncert në të cilin paraqiten solistë dhe kori i shkollës së muzikës. Tek fëmijët në këtë mënyrë zhvillohet dashuria për muzikës, shoqërinë dhe punën në ekip”, ka thënë arsimtarja solfexhja Vera Stankoviq, e cila nuk ka fshehur kënaqësinë me rastin e shfaqjes së suksseshme të nxënësve të kësaj shkolle, ku për këtë vit në këtë shkollë janë 102 nxënës.

Nxënësit dhe arsimtarët e kësaj shkolle do t`i pres edhe koncerti i ardhshëm tradicional me rastin e 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas.

Burimi: Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues