Arkiva e lajmeve
                   

KONCERT I MUZIKËS JAZZ NË 6 QYTETE NË JUG TË SËRBIS

29. prill 2014.

Rreth ditës botrore të muzikës Jazz, të merkurën me 30 prill, do të mbahet një koncert papagesë në gjashtë qytet në jug të Sërbis – Nish, Leskovcë, Vranjë, Vlladiçki Han, Bosiligrad dhe në Bujanoc.

Në Nish shënimi i ditës Botrore të muzikës Jazz do të ketë dy segmente. E para do të mbahet në binën e QT “Kallça” ku do të prezentojnë grupi i nishlikëve “Moba” dhe këngëtari Oliver Katiq  më pasë prej ores 22 në një klub “Feedback” do të prezetnojnë muzicientet e ri ku marrin pjes në puntorit pa pages të muzikës Jazz të cilët janë pjesë e projektit “Jazz – shprehja e Multikulturalizmit”. Programi do të përfundoj me muzik xhem.

Në Leskovcë do të mbahet program nate me fillim prej ores 20 në sallën e Kameron-it në Qendrën e kultures së Leskovcit, ku do të jenë muzikantet që janë realizues jotëafirmuar të cilët po ashtu janë pjes e puntoris, perndryshe nxënës në shkollën e muzikës në sektorin jazz “Stanislav Biniçki” dhe atë në mbështetje të profesorve të tyre.  

Edhe në koncertet e katër qyteteve, së pari do të prezantojnë muzicientet e ri të cilat marrin pjes në projektet “Jazz – shprehja e Multikulturalizmit” , e më pasë grupet e bendeve nishlike. Në Bujanoc do të bëj muzik “Jam Station”, në Vranje përbërja “Krembou” , në Bosilegrad “Ventil” dhe në Vladiçki Han “Kafe Ball

Muzika jazz në Bujanoc dhe Vlladiçki Han do të filloj në ora 18 dhe do të mbahen në Shtëpit e kulturave në këto qytete, deri sa në Vranjë në fillim prej ores 19, koncerti do të mbahet në galerin e Muzeut popullor. Në Bosilegrad koncerti do të mbahet në Qendrën për kulture nga ora 19.

Siç u than në “ Nishvill fondacionin” ku janë organizator të këtyre koncerteve, këto koncerte kanë hy në programin global për të festuar. 

Burimet: Lajmet e Jugut dhe Trupi Koordinues