Arkiva e lajmeve
                   

KOMUNIKATË PËR MEDIA 27.05.2010.

27. maj 2010.

Kryetari i Trupit koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujnaoc dhe Medvegjë, ministri Milan Markoviq në Bujanoc

Ministri Milan Markoviq të premten më 28 maj do të vizitoj Bujanocin. Si kryetarë i Trupit koordinues për Serbinë jugore, së pari do të vizitojë fshatin Levosovë. Do të bisedojë me kooperativistët  të kooperativës bujqësore ,,Jug Levosoje’’ të cilën e finanson Trupi koordinues për mbjelljet pranverore. Pas kësaj ministri Markoviq do të vizitoj shkollën fillore ,,Vuk Karaxhiq’’e cila ndihmohet nga ministria e pushtetit lokal dhe vetëqeverisjes lokale në përpilimin e projektit në ndërtimin e sallës së edukatës fizike.

Ministri Markoviq do ta hedh topin për fillimin e lojës së basketbollit në mes të klubit BSK Junior-Elita nga Bujanoci dhe KB Jug nga Vranja. Për ekipin BSK Junior-Elita këtë vitë për herë të parë së bashku luajnë basketbollistët Shqipëtarë, Serbë dhe Romë.

Pas lojës së basketbollit, kryetari i Trupit koordinues ministri Maroviq do të jetë mysafir i programit në radiostacionin lokal ,,Ema radio’’ programi informaiv i të cilit në gjuhën rome finansohet nga Trupi koordinues. Në Bujanoc ministri Markoviq do të ketë takime dhe bisedime edhe me anëtarët e organizatës ,,Ti dhe unë jemi ne’’ e cila organizatë duke i falënderuar mbështetjes nga ana e Trupit koordinues ka realizuar në mënyrë të shkëlqyeshme projektin multietnik tinejxh pop show.

Për informata më të hollësishme ju lutemi kontaktoni Milica Rodiq në adresën: milica.rodic@kt.gov.rs ose në tel: 063/10-50-713

Agjenda e vizitës së ministrit Milan Markoviq

12:00 – 12:30     Kooperativa bujqësore ,,Jug Levosoje’’- Levosovë  
12:30 – 12:45     Shkolla fillore ,,Vuk Karaxhiq’’ – Levosovë
13:00 – 13:45     Ndeshja basketbollistike – Bujanoc
14:00 – 14:45    „Ема radio“ – Bujanoc
15:00 – 15:30    Biseda me anëtarët e organizatës ,,Ti dhe unë jemi ne’’ - Bujanoc