Arkiva e lajmeve
                   

KOMUNIKATË PËR MEDIA - 11.09.2018

11. shtator 2018.

Beograd – Zoran Stankoviq, kryetar i Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, thotë se përfaqësuesve politik të shqiptarëve nga këto komuna shumë herë ua ka thënë se ata nuk janë temë e bisedimeve në Bruksel, si dhe se ata janë „qytetarë të Republikës së Serbisë dhe se problemet e tyre, sikur deri më tani, t`i zgjidhin në organet përkatësë shtetërore të vendit në të cilin jetojnë“.  

Me rastin e deklaratave të liderëve politik gjatë konferencës së djeshme për gazetarë në Prishtinë, Stankoviq tha se retorika e rëndë krijon hamendje tek njerëzit e zakontë dhe se është shumë jo e popullarizuar.

„Kur kaq lehtë thoni se jeni nacionaliteti më i diskriminuar, atëherë sigurisht e dini se kjo retorikë e rëndë gjithmonë paralajmron në problemin dhe kualifikimin e keq të shtetit në të cilin jetoni. Po nëse kjo për ju nënkupton se do të duhej të keni tretman të posaçëm, atëherë sigurisht e dini se në Serbi këtë ju e keni, si edhe kujdesin e shtetit i cili rrespekton Kushtetutën e Republikës së Serbisë, ligjet dhe konventat mbi drejtat e pakicave kombëtare dhe se investon në këto tri komuna edhe mjete dhe përpiqet në mënyrë që qytetarët të jetojnë sa më mirë. Kur thoni se diku tjetër për ju do të ishte më mirë, atëherë duhet të jeni të vetëdijshëm se cilën lojë politike e luani dhe për kë, si dhe çka mundeni të fitoni, por edhe çka të humbasni në të. Gjithashtu, duheni të jeni të vetëdijshëm se si fjalët e juaja reflektojnë tek qytetarët e Serbisë“, tha Stankoviq dhe shtoi se jeta dhe politika janë procese të përhershme të sjelljes së vendimeve dhe marrjes së përgjegjësisë.

 „Zemra e një politikani duhet të jetë në kokë. Secili lider duhet të kushtojë rëndësi, pikë sëpari, llogari për qytetarët dhe të mos ngrejë tensione aty ku nuk ka“, tha Stankoviq.

 „Kam dëgjuar dje në konferencën e cekur për gazetarë nga një lider politik i shqiptarëve nga komuna e Preshevës, se idea mbi kufijtë nuk është ide e Thaçit por ide shqiptarëve të Preshevës nga viti 1992. Pikërisht nga ky politikan kam dëgjuar më herët se është koha që t`i vendoset pikë tregimeve për ndryshimin e kufijëve në Ballkan dhe se Presheva dhe komunat tjera shqiptare në jug ardhmërinë e tyre duhet ta kërkojnë në kuadër të Serbisë“, (intervista në gushtin e v. 2016), ka sqaruar Stankoviq.

Stankoviqi theksoi se pa marrë parasysh në të gjitha këto në shtetin e Sërbisë gjithmonë keni bashkëpuntorin konstruktiv, dora e të të cilit është e zgjatur.

 “Të gjithë liderët politik nga komuna e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës shumë mirë e dinë se problemi më i madh dhe i cili më së shumti i intereson njerëzve të rëndomtë në ato komuna, është problemi i papunësisë. Trupi koordinues do të vazhdoj edhe më tej, sikurse edhe deri më tani, që së bashku me organet tjera të Republikës së Serbisë të punojë në përmisimin e kushtëve jetësore të qytetarëve të këtyre komunave”, theksoi Stankoviq.

Kryetari i Trupit koordinues shtoi se në këto tri komuna  qendrore të jugut të Serbisë siguria është stabile, nuk ka konflikte apo tensione tjera ndërnacionale.

Burimi: Trupi koordinues