Arkiva e lajmeve
                   

KOMUNAT E JUGUT DHE JUGLINDJES SË SERBISË NË DREJTIM TË RRUGËS QË TË BËHEN MË TRANSPARENTE DHE EFIKASE

12. nëntor 2015.

Tridhjetë e katër komuna të cilat janë jo mjaftueshëm të zhvilluara në jug dhe jugperendim të Serbisë me programin zhvillimor Progresi Europian të cilin e finanson Qeveria e Zvicrrës dhe Unioni Europian, kanë nënshkruar Memorandum Mirëkuptimi rreth Aktiviteteve në Fushën e Menaxhimit të Mirë.

Ky dokument jep mundësi për vendosjen e parimit dhe praksës së menaxhimit të mirë, e cila do të duhej të kontribuoj rritjes së përgjegjësisë, transparencës, efikasitetit dhe të qenurit të hapur të vetqeverisjeve lokale. Me nënshkrimin e Memorandumit bëhet hapi i parë në drejtim të vendosjes së kapaciteteve të qëndrueshme në komunat për punën në këtë fushë.

Ambasadori i Zvicrrës në Serbi, Zhan Daniel Ruh, ka përgëzuar përfaqësuesit e 34 vetqeverisjeve lokale në njohjen e rëndësisë dhe marrjen e këtij hapi kryesor i cili do të sjell në mënyrë sistematike dhe të përgjithshme ndryshimet e nevojshme për zhvillim stabil dhe të vazhdueshëm.

„Përmes implementimit të parimit të menaxhimit të mirë, posaçërisht kur është në pyetje zbatimi i politikave dhe praktikave participative, vetqeverisjet lokale do të dijnë se si detyrimet e veta t’i përmbushim  në mënyrë transparente dhe efikase në përputhje me nevojat e shprehura të gjithë qytetarëve. Në atë moment kur të krijohet kjo mardhënie ku të gjithë do të punojnë sëbashku për të mirën e bashkësisë së tyre dhe të bëhet praktikë e përjetshme, do të mundemi që të themi se e kemi arritur qëllimin tonë në avansimin e bashkësive lokale”, ka deklaruar Ruh.

 „Me këtë mekanizëm fokusi i Unionit Europian dhe Qeverisë së Zvicrrës bartet atje ku problemet gjeneralizohen por dhe zgjidhen  - në nivelin lokal. Menaxhimi i mirë është mjet për arritjen e standardeve ndërkombëtare përmes qasjes analitike në planifikimin strategjik”, ka thënë Ivan Boshnjak, sekretari shtetëror i Ministrisë së Administratës Shtetërore dhe Vetqeverisjes Lokale.

Komunat do të jenë të përkrahura në këtë proces nga ana e Unionit Europian dhe Qeverisë së Zvicrrës përmes programit zhvillimor Progresit Europian. Vëmendje e vacant do t’i kushtohet aktiviteteve të cilat i përkasin realiziit të projekteve infrastrukturore përmes miratimit apo ndryshimit të rregullave dhe rregullativave të deritanishme, si dhe në aktivitetet të cilat i përkasin forcimit të kapaciteteve komunale përmes programit të trajnimit, formimit të qendrave për menaxhim të mirë dhe zbatimit të reformave të menaxhimit lokal.

„UE-ja dhe Qeveria e Zvicrrës, përmes programit të Progresit Europian, përpiqet që zbatimi e parimeve të menaxhimit të mirë të bëhet praksë në punën e përditshme dhe funksionimin e vetqeverisjeve lokale. Kjo nuk do të ndodhë gjatë një nate, por me nënshkrimin e Memorandumit për Mirëkuptim, komunat të cilat janë pjesëmarrëse në program kanë treguar vullnet dhe interesim për këtë proces, çka është hapi parë në këtë rrugë në drejtim të avansimit të zhvillimit ekonomik dhe shoqëror. Programi ynë do të ofrojë në këtë drejtim mbështetje të plotë”, ka thënë Gram Tyndall, udhëheqës i programit zhvillimor Progresi Europian.

Programi në periudhën e mëparshme ka punuar në mënyrë aktive në vlerësimin e gjendjes në fushat e menaxhimit të mirë në këto 34 komuna të cilat janë nënshkruese të Memorandumit për Mirëkuptim. Rezultatet e këtij vlerësimi do të shërbejnë në përpilimin e pakove të reformave të caktuara për secilën vetqeverisje lokale dhe i cili do t’i prezentohet komunave në fillim të vitit 2016.

Burimi: Progresi Europian dhe Trupi Koordinues