Arkiva e lajmeve
                   

KOMUNALIA NGA DONACIONET KA MARRË KAMION PËR MBETURINA DHE KONTEJNER PËR MBETURINË

14. prill 2021.

Beograd - Bujanoc - Kompania "Bici Komerc" zyrtarisht i dorëzoi një donacion KP Komunalia - një kamion plehrash për mbledhjen e mbeturinave. Donacioni u mor nga drejtori i Komunalisë, Ruzdhi Halili.

"Ky donacion do t'i shërbejë nevojave të qytetarëve," tha drejtori  i kompanisë, Gufur Bici.

Kohët e fundit, ndërmarrja e shërbimeve në Bujanoc gjithashtu mori 525 kosha mbeturinash me një kapacitet prej 120 litrash. Ky është një donacion nga kompania Stambolli  "Turker", për komunën e Bujanocit, e cila ia dha Komunalisë.

Në emër të qytetarëve të Bujanocit, kryetari i Komunës, Nagip Arifi, falënderoi Turker, e cila me këtë donacion kontribuon në ruajtjen e mjedisit të Komunës së Bujanocit.

Kompania "Turker" është një nga kompanitë më të suksesshme në Turqi, dhe pronari Tamer Turker është me origjinë nga Bujanoci.

Burimi: Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues