Arkiva e lajmeve
                   

“KOMUNALAC” PËRFUNDON KANALIZIMIN, PASON ASFALTIMI I RRUGËS TEK PARKU

29. shtator 2021.

Bujanoc - Beograd - Rrjeti i ujërave të zeza atmosferike në rrugët rreth parkut të qytetit në Bujanoc do të përfundojë plotësisht brenda dy ditëve, është konfirmuar në ndërmarrjen publike "Komunalac", e cila po i kryen këto punime.

Pasi "Komunalac" të përfundojë pjesën e tij të punës, punimet për rindërtimin e këtyre rrugëve (Vuka Karagjiq dhe Brace Stoshiq) do të vazhdojnë, gjegjësisht asfaltimi.

“Punimet tani po zhvillohen në rrugën Braçe Stoshiq, ne po përfundojmë me instalimin e tubave, pastaj do të bëjmë kullimet, pastaj rrafshimin me cka do të përfundojë projekti. Unë pres që e gjithë kjo të bëhet në 2-3 ditë, "tha Ruzhdie Halili, drejtor i ndërmarrjes së shërbimeve.

"Komunalac" ka instaluar rreth 500 metra tuba në atë shtrirje, dhe rrjeti i ri i ujërave të zeza atmosferike do të parandalojë mbajtjen e ujit dhe prishjen e asfaltit.

Që nga fillimi i punimeve në rrugët rreth parkut, një muaj më parë, rruga 1 maji është asfaltuar.

Rindërtimi i këtyre rrugëve është një nga projektet më të vlefshme infrastrukturore të vetëqeverisjes lokale këtë vit, "i rëndë" në 15.6 milion dinarë.

Kontraktori është kompania "Saba Belca".

Burimi: Bujanovacke dhe Trupi koordinues