Arkiva e lajmeve
                   

KOMUNA E RIKONTRUKTUON RRUGËN DERI TEK LIQENI I BUJANOCIT

2. shtator 2021.

Bujanoc - Beograd - Komuna e Bujanocit do të financojë rindërtimin e rrugës për në Liqenin e Bujanocit me 2.9 milion dinarë, dhe pastrimi i saj është planifikuar për vitin e ardhshëm.

Ndarja e gati 3 milion dinarëve për rikontruktuimin e rrugës nga Shtabi Komunal për Situata Emergjente është vetëm hapi i parë drejt rigjallërimit të liqenit, theksojnë nga kjo komunë.

“Liqeni i Bujanocit, si burimi më i rëndësishëm për zhvillimin e turizmit në komunën e Bujanocit, është i papërdorur për shumë vite për shkak të infrastrukturës së dobët rrugore dhe ujit të ndotur në të. Vitin tjetër, ne do të aplikojmë në Ministrinë e Mbrojtjes së Mjedisit me projektin e pastrimit të ujit të liqenit, dhe në atë mënyrë do të përpiqemi të ndikojmë në përmirësimin e kushteve për zhvillimin e turizmit në komunë”, njoftoi vetëqeverisja lokale.

Riparimi i rrugës do t'u mundësojë të gjithë vizitorëve qasje më të lehtë në Liqenin e Bujanocit.

Burimi: Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues