Arkiva e lajmeve
                   

KOMUNA E PRESHEVËS E BËN ME RRJET UJËSJELLËS STACIONIN HEKURUDHORË

18. mars 2022.

Preshevë – Beograd – Komuna e Preshevës e bën me rrjet ujësjellës Stacionin Hekurudhorë gjithashtu Shumë shpejtë, kjo pjesë do të lidhet edhe në rrjetin e kanalizimit.

“Lagja e cila nuk kishte fare rrjet të ujësjellësit, nga sot do të ketë furnizim me ujë  të pijshëm 24/7, ashtu siç e ka qyteti. Falë përkushtimit të punëtorëve të NP "Moravica" dhe drejtorit, Gazmend Aliut, ky problem në këtë pjesë të Stacionit Hekurudhorë u zgjidh pas shumë vitesh”, shton kryetarja e komunës së Presheves, Ardita Sinani.

Burimi: Komuna e Preshevës, Trupi Koordinues