Arkiva e lajmeve
                   

KOMUNA E MEDVEGJËS SHET BANESAT NË ANKANDIN PUBLIK

8. shkurt 2023.

Medvegjë - Beograd - Komuna shpalli ftesë publike për shitjen e tetë banesave në ankand publik.

Të drejtën e pjesëmarrjes në shpallje kanë të gjithë personat juridikë dhe fizikë, të cilët bashkë me aplikimin dorëzojnë pranë Komisionit dokumentacionin e kërkuar në shpallje.

Për blerjen e banesave komunale të ofruara, çmimi fillestar është nga 22.100 deri në 45.000 euro, në varësi të sipërfaqes.

Mjetet nga shitja e banesave janë planifikuar për përgatitjen e dokumentacionit teknik të projektit, si dhe për projekte infrastrukturore.

Burimi: Jugpress, Shërbimi i Trupit Koordinues