Arkiva e lajmeve
                   

KOMUNA E MEDVEGJËS KA NËNSHKRUAR MEMORANDUM BASHKËPUNIMI NË FUSHËN E MENAXHIMIT TË MIRË

31. maj 2019.

Medvegjë - Në Beograd u nënshkrua një memorandum mirëkuptimi në fushën e qeverisjes së mirë, midis 96 qeverive lokale dhe përfaqësuesve të programit zviceran Swiss PRO, mbështetur nga Qeveria e Zvicrës. Një kontratë me vlerë 5.8 milionë euro është dedikuar për qytetet dhe komunat.

Me rastin e nëshkrimit të kontratave morën pjesë përfaqësues të Ministrisë së Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale, Zyrës së Bashkëpunimit Zviceran, institucioneve përkatëse shtetërore, organizatave ndërkombëtare dhe kryetarëve të qyteteve dhe kryetarëve të komunave. Gjatë nënshkrimit të kontratës morën pjesë edhe kryetari i komunës së Medvegjës, Nebojsha Arsiq.

Programi mbështetës i Qeverisë Zvicerane përfshin zhvillimin e komunave përmes promovimit të qeverisjes së mirë në zbatimin e kompetencave të njësive të vetëqeverisjes lokale dhe përfshirjes sociale. Qëllimi i programit aktual Swiss PRO është që administrata publike të jetë një shërbim modern për qytetarët dhe bizneset, duke përmirësuar sundimin e ligjit në nivel lokal, duke rritur përgjegjshmërinë dhe transparencën, duke përmirësuar pjesëmarrjen e qytetarëve dhe duke rritur efikasitetin dhe efektivitetin në funksionimin e qeverive lokale.

Burimi: Jugmedia, Swiss PRO dhe Trupi Koordinues