Arkiva e lajmeve
                   

KOMUNA E BUJANOCIT PUNËSON ISNPEKTOR TATIMOR DHE VOZITËS

23. shkurt 2022.

Bujanoc-Beograd- Komuna e Bujanocit ka shpallur konkurs për dy pozita në Administratën Komunale, ndërsa kësaj radhe kërkohet inspektor tatimor dhe shofer.

Konkursi i fundit është shpallur më 21 shkurt dhe sërish bëhet fjalë për punësim në kohë të pacaktuar.

Kandidatët për vendin e inspektorit tatimor duhet të kenë arsim të lartë (240 ECTS) në fushën e ekonomisë apo juridikut, të paktën 5 vjet përvojë pune dhe të kenë dhënë provimin e shtetit.

Ky pozicion është në Departamentin e Administratës Tatimore lokale.

Puna e shoferit kërkon arsim të mesëm në fushën sociale ose teknike, patentë të kategorisë "B" dhe të paktën një vit përvojë pune në këtë profesion.

Afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve është 15 ditë.

Sipas tekstit të konkursit, bëhet fjalë për plotësimin e vendeve të punës në Administratën Komunale.

Burimi: Bujanovaqke, Trupi Koordinues