Arkiva e lajmeve
                   

KOMUNA E BUJANOCIT KA SIGURUAR KAMIONIN E RI PËR MBETURINA

26. janar 2017.

Bujanoc – Komuna e Bujanocit ka blerë për nevojat e “Komunalisë” kamionin e ri për transportin e mbeturinave, ka njoftuar Administrata Komunale.

Kamioni është paguar 8 milionë dinarë, ka kapacietet prej 7 metrave katror dhe siç thuhet në komunikatë me vendosjen e tij në funskion do të mundësohet mbledhja e mbeturinave dhe në fshatrat në rrethinë.

Nga komuna theksojnë se mbeturinat do të mbledhet nga rreth 80 përqind të vendeve dhe pritet që me këtë të zvogëlohet numri i deponive të egra.

Burimi: Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues