Arkiva e lajmeve
                   

KOMUNA E BUJANOCIT KA SHPALLUR KONKURS PËR BASHKËFINANCIMIN PROJEKTUES TË MEDIAVE

24. prill 2017.

Bujanoc – Paralelja për Veprimtari Shoqërore e komunës së Bujanocit ka shpallur konkurs për bashkëfinancimin e projekteve në fushën e informimit publik në territorin e komunës së Bujanocit për vitin 2017.

Për bashkëfinancimin e projekteve të prodhimit të përmbajtjeve mediatike janë paraparë 7 milionë dinarë. Për një projekt mund të ndahen më sëpaku 50.000, ndërsa më së shumti 4.000.000 dinarë.

Pjesëmarrësi i konkursit të shpallur në ueb faqen e komunës së Bujanocës, mund të dorëzoj kërkesën për bashkëfinancim më së shumti 80 përqind të vlerës së projektit të propozuar.

Afati për dorëzimin e paraqitjeve dhe projekteve skadon më 10 maj 2017.

Burimi: Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues