Arkiva e lajmeve
                   

KOMUNA E BUJANOCIT KA ORGANIZUAR MBLEDHJEN E NDIHMAVE PËR TË PËRMBYTURIT

26. maj 2014.

Bujanoc – Komuna e Bujanocit dërgon ndihma banorëve të rrezikuar në komunat Paraqin, Pallankë të Smederevës dhe Despotovcë.

Nexhat Behluli nga Zyra për Zhvillim Ekonomik Lokal ka thënë se Këshilli Komunal në mbledhjen e mbajtur më 21 Maj, ka marrë vendim për mbledhjen e ndihmave.

 „Njëzëri është vendosur që komuna e Bujanocit t’i bashkohet aksionit për grumbullimin e ndihmave humanitare për komunat të cilat janë të goditura nga përmbytjet dhe për këtë qëllim do të ndahen edhe fond i veçantë“, tha Behluli.

Ai shtoi se është grumbulluar ndihmë në veshje.

 „Për komunën e Paraqinit dhe Pallankës së Smedereveës është siguruar nga një kamion me ujë të pishëm, secili nga 22 mijë litra ujë. Për komunën e Despotovcit është dërguar një kamion me mjete higjienike dhe me mjete për dezinfektim të mbrendshëm dhe jashtëm“, deklaroi Behluli. 

Përveç kësaj, në të gjitha shkollat shqipe ka filluar aksioni i grumbullimit të ndihmave humanitare dhe në këtë aksion marrin pjesë të gjithë fëmijët të cilët kontriubojnë në para, veshje, ushqim të konzervuar dhe mjete higjienike. Në të njejtën kohë, edhe të gjithë punëtorët e arsimit të cilët punojnë në ato shkolla, grumbullojnë ndihmë finansiare për banorët e Serbisë të cilët janë rrezikuar nga përmbytjet“, tha Behluli.

Burimi: Jugpress dhe Trupi Koordinues