Arkiva e lajmeve
                   

KOMUNA E BUJANOCIT FESTOI DITEN E SAJ,UDHEHEQJA E KENAQUR ME REZULTATET

10. maj 2018.

BUJANOC Keshilletaret e kuvendit komunal te  Bujanocit dje mbajten  seance festive me c’rast shenuan 9 majin,diten e komunes.

Kryetari I komunes Shaip Kamberi gjate fjalaimit te tij tha se Bujanoci eshte komune multietnike dhe keshtu duhet te mbetet,si dhe poashtu  te zhvillohet ne frymen e vlerave Evropiane.

Ne permbledhjen e rezultateve te qeverisjes lokale,zevends kryetari i komunes Stojanca Arsiq theksoi se  “shume gjera jane bere”,por duhet te behet edhe me shume.

Milodrag Milkoviq nga grupi i keshilltareve ne opozite te bashkangjiturit e SNS,ju uroi te pranishmeve diten e komunes duke kujtuar te gjithe ata qe dhane jeten e tyre per clirimin e Bujanocit gjate luftes se dyte Boterore,dhe duke u deshiruar qytetareve paqe dhe prosperitet. 

Te pranishem ne séance si musafir ishin edhe perfaqesuesit e zyres se OSBE se ne Bujanoc,policise ,drejtesise,si dhe persona  tjere nga jeta publike e Komunes.

Ne bote 9maji shenohet si Dita e Evropes,si dhe fitores ndaj fashizmit, ndersa  dita e Komunes se Bujanocit u shenua ne vitin 2002 ne vend te dites se mehershme 7 shtatorit,e cila u festua ne shenje perkujtimi te te cliruarve ne luften e Dyte Boterore.

Burimi: Bujanovacke dhe Trupi Koordinues