Arkiva e lajmeve
                   

KOMUNA E BUJANOCIT DHURON TRUALL PËR SHTËPI FAMILJES NË FSHATIN RAKOVCË

26. tetor 2017.

Bujanoc – Komuna e Bujanocit ka siguruar parcelë ndërtimore për ndërtimin e shtëpisë për familjen katër anëtarëshe të nënës së vetushqyer Jellena Mitroviq nga fshati Rakovcë të Bujanocit.

Vendimin është sjellur me kërkes të “Fondacionit të Blicit” nga Beogradi, i cili sipas fjalëve të avokatit publik të komunës Radomir Ristiq, për 21 ditë do të ndërtohet objekti ndërtimore prej rreth 60 metrave katror.

„Fjala është rreth parcelës katastrale prej 1.084 m2, e cila është në pronësi publike të komunës së Bujanocit. Pasuria e përmendur i është dhënë kësaj organizate humanitare për 99 vjet pa kompensim, për ndërtimin e shtëpisë për familjen Mitroviq nga Rakovci. Prandaj, bëhet fjalë rreth objektit për përkujdes social, i cili nuk mund të tjetërsohet”, tha Ristiq.

Jellena Mitroviq me tri vajza të mitura, jeton në një shtëpi në fshatin Rakovcë, pa burime të të ardhurave të përhershme. Prej vitit 2008, kur edhe burri i ka vdekur tragjikisht, e vetme përkujdeset rreth fëmijës.

Burimi: Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues