Arkiva e lajmeve
                   

KOMPANIA POR WERNER WEBER KA DHURUAR FOTO APARAT PËR NXËNËSIT E SHKOLLAVE TË MESME NË MEDVEGJË

24. shkurt 2015.

Medvegjë – Pjësëtarët e foto seksionit të shkollës së mesme teknike “Nikolla Teslla”, në Medvegjë, kanë fituar dhuratë një foto aparat të tipit “Nikon”. Foto aparatin u’a ka dhuruar kompania Por Werner Weber (PWW), kompani e cila mirret me grumbullimin e mbeturinave nga territori i komunës së Medvegjës.

Aparatin fotografik drejtorit të shkollës Goran Stefanoviqit i’a dhuroi Dragisha Arangjeloviq, drejtor finansiar i kësaj kompanie, duke qenë të pranishëm edhe Ivan Kostiq, kryeshef i administratës shtetërore, Jadranka Qiriq, ispektore komunale dhe Milutin Vukoviq, shef i njësitit të punës PWW në Medvegjë. Ai me këtë rast ka shprehur dëshirën që nxënësit dhe arsimtarët e shkollës së mesme teknike “Nikolla Teslla”, të bëjnë shumë fotografi të bukura.

Burimi: Jugpres dhe Trupi Koordinues