Arkiva e lajmeve
                   

KOMISIONI KA KONFIRMUAR QË FËMIJËVE DHE GRAVE SHTATZËNA NË TËRNOC TË MADH I OFROHEN SHËRBIMET SHËNDETËSORE EDHE PA LIBREZA TË VËRTETUARA

13. dhjetor 2016.

Bujanoc – Fëmijëve dhe grave shtatzëna në Tërnoc të Madh i ofrohen shërbimet shëndetësore dhe me librezat e pavërtetuara. Nuk egziston asnjë urdhër, as në formë të shkruar dhe as verbal, për ndalimin e kësaj prakse.

Këtë e ka konfirmuar Komisioni i përbashkët i Komunës dhe Shtëpisë së Shëndetit i cili ka vizituar Stacionin Shëndetësor në Tërnoc të Madh, në mënyrë që ta vërtetojnë lajmin e publikuar për ndalimin e shërbimeve shëndetësore për pacientët pa libreza të vërtetuara.

Shërbimi medicinal në Tërnoc të Madh ka deklaruar se nuk kanë marrë asnjë urdhër, as verbal dhe as në formë të shkruar, nga kompetentët në Shtëpinë e Shëndetit në Bujanoc lidhur me këtë problematikë.

Gjatë takimit me personelin mjekësor në Tërnoc të Madh është konstatuar që e drejtë është e paprekshme për përdorimin e shërbimeve shëndetësore për fëmijët dhe shtatëzënat.

Për të gjitha pacientët e moshave të reja dhe shtatëzënave të cilat nuk kanë libreza shëndetësore, ndërsa të cilët në mënyrë të rregullt i ofrohen shërbimet shëndetësore. Komuna e Bujanocit në nëntor të këtij vit ka ndarë mjete në vlerë prej 521.276,68 dinarë.

Luten të gjithë qytetarët të cilëve iu është cënuar e drejta e garantuar me ligj që të drejtohen Këshilltarit për Mbrojtjen e Pacientëve në ndërtesën e komunës së Bujanocit.

Burimi: Presheva.com dhe Trupi Koordinues