Arkiva e lajmeve
                   

KOMISIONI EUROPIAN NË RAPORT PUNËN E TRUPIT KOORDIUES E KA VLERËSUAR SI EFIKASE

13. nëntor 2015.

Në një pjesë të raportit të Komisionit Europian mbi Progresin në rrugën europiane në vitin 2015, dhe i cili ka të bëjë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, është thënë se situata në këto tri komuna në përgjithësi është stabile.

Në këtë dokument thuhet se dialogu në mes organeve qendrore qeverisëse dhe liderëve shqiptar lokal mbi programin gjithëpërfshirës të integrimeve dhe rimëkëmbjes ekonomike nuk është vazhduar, si dhe se në këtë aspekt është i nevojshëm bashkëpunimi më konstruktiv i të gjitha palëve të interesuara.

Për qëllim të zgjidhjes së të dhënave jo të sakta mbi numrin e banorëve në këto komuna, të cilat rrjedhin përshkak të bojkotit nga ana e shqiptarëve të regjistrimit të banorëve në vitin 2011, si dhe pasojave në planifikim, Qeveria e Republikës së Serbisë ka vendosur që të miratoj vlerësimin e banorëve, gjë që është realizuar me ndihmën e ekspertëve të pavarur ndërkombëtar dhe në përputhje me rekomandimet e Komitetit Këshillues për Mbrojtjen e Pakicave Nacionale.

Komisioni Europian ka theksuar se Trupi Koordinues i Qeverisë së Republikës së Serbisë ka vazhduar që në mënyrë efikase të kryej aktivitetet e tij dhe ka shtuar se roli i tij do të duhej të mbështetet. Në tetor të vitit 2015, është regjistruar gjenerata e katërt e studentëve në Paralelen e Fakultetit Ekonomik në Bujanoc, ndërsa studentët nga Bujanoci dhe Presheva që studiojnë në Universitetin e Novi  Sadit kanë fituar bursa të reja. Qeveria e Republikës së Serbisë ka vazhduar të investoj në këto tri komuna dhe se jep mjete të pakthyeshme për sipërmarrësit lokal.  

Në raport thuhet se pjesa e Serbisë jugore është ende e pazhvilluar dhe se banorët etnik shqiptar edhe më tej janë jo mjaftueshëm të përfaqësuar në institucionet shtetërore, si dhe se Republika e Serbisë do të përpiloj plan për mbrojtjen e pakicave deri në fund të vitit 2015, çka është kusht për hapjen e kapitullit të 23 në bisedimet në mes Unionit Europian dhe Republikës së Serbisë.

Burimi: Raporti i Komisionit Europian mbi Progresin e Serbisë në rrugën europiane për vitin 2015 dhe Trupi Koordinues