Arkiva e lajmeve
                   

KOHA PËR PRAKTIKË VERORE NË SEKTORIN E PEMTARISË DHE PERIMTARISË!

12. prill 2019.

Është hapur konkurs për praktikat e punës në kuadër të projektit për praktikat e punës për produktivitetin dhe konkurrencën: drejt një modeli të qëndrueshëm të praktikës për mbështetjen e kompanive serbe të frutave dhe perimeve, të implementuar nga Shoqata e Youth for Impact me mbështetjen e Projektit të USAID-it për ekonominë konkrete.

Konkursi është i dedikuar për studentët dhe të diplomuarit e teknologjisë, bujqësisë, inxhinierisë mekanike, fakultetit të shkencave organizative dhe fakulteteve ekonomike të cilët dëshirojnë të fitojnë përvojën relevante të punës.

Gjithsej 15 vende për poste të ndryshme u hapën në këto kompani:

  • ALL BERRIES
  • DMV RAË FOOD
  • KIRI123
  • MENEX
  • NECTAR
  • SIROGOJNO COMPANY
  • STANIŠIĆ BIO

 

Afati i fundit për dërgimin e aplikacionit është 20 prill 2019 në mesnatë.

Nëse dëshironi të aplikoni për pjesëmarrje në konkurs, ju duhet të:

 Zgjidhni pozitën që ju intereson (nga tabela e konkursit)

 Plotësoni formularin e aplikimit online për këtë pozicion (lidhja është në fund të përshkrimit të pozicionit)

 Ngarko biografinë e punës CV në formularin online.

 Sipas dëshirës bashkëngjitni rekomandimin e profesorit ose dokumenti tjetër që mund t'ju identifikojë si kandidat (çertifikata, vërtetime, diploma, ...)

Është e nevojshme që fajlin e biografisë së punës të cilën e dërgoni në formularin online ta shkruani: emri dhe mbiemri - CV.

Një kandidat ose kandidate mund të aplikojë për një pozicion, por gjithashtu mund të shënojë një pozicion alternativ në formën online, për të cilën ai dëshiron të mirret në shqyrtim aplikacioni.

Në tabelën e konkursit, që mund të gjeni në adresën: //docs.wixstatic.com/ugd/d63551_c5e725507eb84554ad4968601a84db00.pdf, kandidatet dhe kandidatët mund të lexojnë përshkrimet e punës në secilën prej pozicioneve, kushtet specifike që duhet të plotësohen, informacion mbi kohëzgjatjen e praktikës dhe kompenzimin në të holla.

Kushdo që kalon në raundin e dytë të përzgjedhjes do të njoftohet me telefon, ndërsa ata që nuk kanë kaluar do të njoftohen me e-mailin për rezultatin e konkursit.

Për më shumë informacion, ju lutemi na kontaktoni në office@youthforimpactserbia.com

Burimi: Portali i të Rinjëve dhe Trupi Koordinues