Arkiva e lajmeve
                   

KLLENIKË: SHF “BORA STANKOVIQ” KA SHËNUAR DITËN E SAJ

27. mars 2017.

Bujanoc, Kllenikë – Nxënësit dhe të punësuarit në shkollën fillore “Branko Stankoviq” në Kllenikë të Bujanocit, ka festuar Ditën e shkollës.

Sllagjan Cvetanoviq, drejtori i këtij institucioni edukativo-arsimor, thotë se solemniteti ka filluar me shfaqjen e fëmijëve në amfiteatrin shkollor.

„Në këtë ceremoni kanë marrë pjesë përfaqësuesit e vetqeverisjes lokale, deputetët popullor në Kuvendin e Serbisë, drejtorët e shkollave fqinjë nga komuna e Bujanocit dhe Tërgovishtës, drejtori i çerdhes “Gëzimi Ynë” nga Bujanoci, përfaqësuesit e “Akademisë Filipoviq” nga Jagodina, ish punëtorët e kësaj shkolle të cilët tani janë pensionerë dhe prindërtit e nxënësve. Pas mbarimit të shfaqjes në kuzhinën e nxënësve për të gjithë mysafirët dhe punëtorët e shkollës është organizuar drekë solemne”, tha Cvetanoviq.

Shkollën fillore “Bora Stankoviq” në këtë vit shkollor e ndjekin 204 nxënës, të 19 paraleleve të ndryshme, prej të cilave tetë tetë paralele territoriale të cilat gjenden në fshatrat Klinovcë, Trejak, Kushtincë, Spançevic, Sejacë dhe Vërnjare.

Burimi: Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues