Arkiva e lajmeve
                   

KLASA E KOMPJUTERAV NË FAKULTETIN E BUJANOCIT

22. mars 2012.

Bujanoc – Studetëve e vitit parë të paralelës së fakultetit Ekonomik nga Subotica në Bujanoc dje ju ka dorzu në përdorim klasa e kompjuterve e cila është furnizuar nga trupi Koordinues i Qeverisë së Republikës Sërbis për komunat Preshev, Bujanoc dhe Medvegjë, me 16.000 dolar programin e kanë finasuar Kombet e Bashkuara. Drejtoresha e trupit Koordinues Danijella Nenadiq, tha se për nevojat e punës të paralelës së fakultetit Ekonomik në Bujanoc janë blerë 15 kompjuter, printera si dhe paisjet përcjellëse, si tavolina dhe karrika.

“Paisjet e klasës kompjuterike ka qenë një ndër kushtet e paralelës së fakulteit Ekonimik në Bujanoc, fiton akreditim për punë, por është edhe e nevojshme sepse studentët në vitin e parë kanë informatik, si lëndë obliguese e që është e nevojshme puna në kompjuter” theksoi Danijella Nenadiq.

Paralelja e fakultetit Ekonomik në Bujanoc ka filluar të punoj më 28. tetor 2011. Kur vitin e parë janë regjistruar 69 stududent të cilët finasohen nga buxheti, mësimi mbahet në gjuhën serbe dhe shqipe.