Arkiva e lajmeve
                   

KINEMAJA SHKOLLORE E UDHËTIMIT “ZONA E LIRË JUNIOR” NË MEDVEGJË

16. nëntor 2017.

Medvegjë, Beograd – Kinemaja shkollore e udhëtimit “Zona e lirë Junior” dje ka nisur turneun e parë nëpër Serbi.

Në kuadër të këtij projekti përmes mediave me ekspozitën e punimeve të nxënësve, rreth 500 nxënës të shkollave të mesme nga 10 vendet në Serbi, do të kenë mundësi që të marrin pjesë në punëtoritë e shkrimeve mediale.

Në këto punëtori përmes projektimit të tre filmave të shkurt dhe nën udhëheqjen profesionale të mentorit të programit do të inkurajohen që të gjejnë mënyrën kreative që ta shprehin veten dhe botën përreth tyre në formën mediale sipas zgjedhjes individuale.

Gjatë turneut pesëmbëdhjetë ditor të kinemasë së udhëtimit të jashtëzakonshëm, nxënësit dhe nxënëset do të prodhojnë punime individuale mediatike, ndërsa punimet më të mira do të tregohen në ekspozitën kros-media e cila do të organizohet të shtunën, më 16 dhjetor në hapësirat e Qendrës Kulturore “Reks” në Beograd.

Kinemaja shkollore e udhëtimit do të vizitoj Medvegjën, Tërgovishtën, Batoçinën, Ivanjicën, Bella Pallankën, Vllasotincën, Pribojin, Arilen, Prokuplën dhe Kurshumlinë, dhe do të përfshijë më shumë se dhjetë shkolla të ndryshme të mesme.

Projekti është dedikuar nxënësve të shkollave të mesme nga mjediset më të varfura ekonomike në Serbi.

Qëllimi i programit është që përmes zbatimit të filmave të angazhuar në arsim të kontribuoj zhvillimin e mendimit kritik tek të rinjët, rritjen e shkrimeve mediale, tolerancës, kështu që të shkatrrohen paragjykimet dhe stereotipet.

Projekti realizohet në përkrahje financiare të Ministrisë së Kulturës dhe Informimit të Republikës së Serbisë

Burimi: Politika, Tanjug, Danas dhe Trupi Koordinues