Arkiva e lajmeve
                   

KF „JABLLANICA” NGA MEDVEGJA KA FITUAR TURNEUN NË GJERMANI

23. qershor 2016.

Medvegjë – Kompania “Lajfston Kapital”, e cila menaxhon minierën “Lece” në Medvegjë, i ka mundësuar KF “Jabllanica” nga komuna e Medvegjës, që të udhëtoj në Gjermani në turneun ndërkombëtar, të cilin ky klub ka fituar vendin e parë dhe kupën e shampionit.

„Nuk do të kishim arritur sukses pa përkrahjen të cilën na ka ofruar kompania „Lajfston Kapital”, Me këtë veprim lojtarët tonë të rinj do të fitojnë motiv për punë më të mirë dhe më kualitative. Këso stimuj të rinjëve tanë do t`i ofrojnë edhe shansin dhe motivimin që të qëndrojnë në Medvegjë”, ka deklaruar Tomisllav Arsiq, kryetar i KF “Jabllanica”, i cili është themeluar që nga vitit 1926.

KF “Jabllanica”, ka fituar ftesë për pjesëmarrje në turneun nga klubi “Serbia Nirnberg” nga Gjermania, i cili është anëtar i ligës futbollit amator, ku kanë garuar 12 ekipe nga Gjermania, Turqia, Kroacia, Bosna e Hercegovina dhe Serbia.

Kompania „Lajfston Kapital”, nga shtatori do të përkrah financiarisht shkollën e futbollit „Jabllanica”, e cila ka mbledhur rreth pesëdhjetë fëmijë nga 7-14 vjeç.

Burimi: Beta dhe Trupi Koordinues