Arkiva e lajmeve
                   

KËTË VIT DO TË RRITET PRODHIMI I KALDAJAVE PËR TRI HERË MË SHUMË

9. janar 2013.

Burimi: Pregled / Bujanoc – Për 130 punëtorët e “Megal-it” ky vit është një vit premtues. Para se gjithash atyre fabrika u ka kompenzuar pagat e papaguara, derisa para tri vite ndërmarrja atyre u ka pasur borxh 15 paga. Më përkrahjen e Fondit për zhvillim, deri në fund të vitit të kaluar, borxhi u është kthyer gati në tërësi.

“Paga tjetër do të paguhet në mes të janarit. Me këtë pagesë do të heqim një detyrim të madh ndaj punëtorëve dhe do të punojmë më lehtë në vitet e ardhshme” ka deklaruar Dragolub Kostiq, drejtori i fabrikës së kaldajave dhe paisjeve tjera për ngrohje qëndrore, në Bujanoc.

Kredia prej 40 milionë dinarësh nga Fondi për zhvillim i ka ndihmuar “Megal-it” që të dalë nga kriza. Prodhimi jo vetem që është stabilizuar por edhe nga viti në vit po rritet. Eshtë zgjeruar asortimani i prodhimeve, janë pushtuar tregje të reja dhe është rritur numri i shitjeve. E gjithë kjo ka mundësuar që të punësuarit të marrin pagat rregullisht dhe të njejtën kohë të rimbursojnë kërkesat e tyre të mëparshme. “Megal” në vitin 2010 ka prodhuar dhe ka shitur 2 mijë kaldaja.

Veç kësaj, ka filluar edhe një linjë e re prodhimi. Në vitin, i cili filloi, siq thekson Kostiq, fabrika do të duhet të prodhojë 3 200 kaldaja, përkatësisht 30% më shumë se vitin e kaluar, çka është 60 % më shumë se para tri viteve. Kjo do të ndikojë në vazhdimin e përmirësimit të standardeve të të punësuarëve. Gati dy të tretat e kaldajave të prodhuara në fabrikën e “Megal-it” përfundojnë në tregun e huaj si: në Greqi, Maqedoni, Itali, Bosnje dhe Hercegovinë, Shqipëri dhe në Kosove dhe Metohi.