Arkiva e lajmeve
                   

KËSHILLTARI I KOMESIONERIT PËR MBROJTJEN E BARAZISË DO TË QËNDROJ NË BUJANOC

27. shkurt 2014.

Bujanoc – Në hapësirat e Zyrës për Ndihmë Juridike Falas në Bujanoc, rruga Karagjorgje Petroviq 115, dhe kati II, më 18.03.2014 do të qëndroj këshilltari i institucionit të Komisionerit për Mbrotjen e Barazisë.

Qytetarët do të kenë mundësin që parashtrojnë pyetje konkrete dhe ankesa të cilat kanë të bëjn me diskriminimin, mirëpo edhe që të informohen mirë me rolin dhe kompetencat e Komesarit për Mbrojtjen e Barazisë.

Detyrat e këtij organi shtetëror janë parandalimi i gjithë formave, llojeve dhe rasteteve të diskriminimit, mbrojtjes së barazisë të personave fizik dhe juridik në të gjitha fushat e mardhënieve shoqërore, mbikëqyrjen ndaj zbatimit të rregullores rreth ndalimit të diskriminimit, si dhe në përmirësimin dhe realizimin e mbrojtjes së barazisë.

Komesioneri për Mbrojtjen e Barazisë është i autorizuar që të zbatoj procedurat sipas ankesave në rastet e personave të diskriminuar ose grupeve të personave të cilat i lidh e njejta vlerë personale.

Komesioneri është i ngarkuar që të pranoj dhe shqyrtoj ankesat në rast diskriminimi, të jep mendime dhe rekomandime në rastet konkrete të diskriminimit dhe të shqiptoj masa të përcaktuara ligjore.

Shërbimi i Ndihmës Juridike Falas (Shërbimi i NJF) është formuar më 5 dhjetor të vitit 2012, në kuadër të projektit “Ndihma Juridike Falas në jugun e Serbisë”, i cili projekt zbatohet nga Partnerët për Ndryshime Demokratike të Serbisë (Partnerët e Serbisë), në bashkëpunim me komunën e Bujanocit dhe Odën e Avokatëve të Nishit, dhe me ndihmën e Ambasadës së Britanisë së Madhe në Beograd.

Përmes bashkëpunimit me institucionin e Komesionerit për mbrojtjen e diskriminimit, projekti ka për qëllim që të kontribuojë në përmirësimin e qasjes në drejtësi për qytetarët e Bujanocit, Preshevës dhe rrethinës, si dhe në krijimin e besimit dhe integrimit të grupeve të ndryshme etnike në jetën shoqërore në jug të Serbisë.

Burimi: Jugpres dhe Trupi Koordinues