Arkiva e lajmeve
                   

KËSHILLI PËR TË DREJAT E NJERIUT: PËRPARIMI ËSHTË EVINDETUAR, PRITET ENDE TË PUNOHET

27. maj 2016.

Përparimi në jug të Serbisë është arritur në integrimin e shqiptarëve në institucionet të pushtetit lokal, në zhvillimin e infrastrukturës, arsimimit, shëndetësisë, sigurisë dhe të drejtave stabile dhe individuale, mirëpo jemi të brengosur përshkak të ndërprerjes së bisedimeve me pushtetin qendror, integrimin në institucionet rrethore dhe republikane, ndërsa është vrejtur edhe përparim i dobët në ekonomi dhe në drejtat kolektive të njeriut, ka thënë Belgzim Kamberi, shef i Këshillit për të Drejtat e Njeriut, në analizën e prezentimit „(Mos)Implementimi i marrëveshjeve qeveritare në lidhje me jugun e Serbisë“.

Projekti ka filluar në vitin 2015, ndërsa është financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Zvicrrës dhe Fondacioni për Shoqëri të Hapur. Analiza është publikuar në gjuhën serbe dhe shqipe, e cila përmban sublimimin e rezultateve pas tri marrëveshjeve të cilat janë nënshkruar nga përfaqësuesit shtetëror dhe bashkësisë shqiptare në jugun e Serbisë, në vitin 2001, 2009 dhe 2013.

Kamberi ka thënë se qëllimi i këtij hulumtimi nuk ka qenë që të bëhet platforma politike, por të tregohet gjendja statistike në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

„Është i rëndësishme edhe roli i Trupit Koordinues të Qeverisë, përmes të cilit në tre komuna nga viti 2001 deri më tani shteti ka investuar 6 miliardë dinarë, kryesisht në projektet infrastrukturore“, ka thënë Kamberi. Ai duke komentuar punën e Trupit Koordinues si pozitive, ka veçuar ndihmën sociale, subvensionet për kompanitë e vogla dhe të mesme, donacionet, bursat, hapjen e paraleles së Fakultetit Ekonomik dhe Fakultetit Juridik të Universitetit të Nishit në Medvegjë, ndërsa ka përshëndetur edhe hapjen e maternitetit jashtëspitalor në Preshevë

Të pranishmëve iu është drejtuar edhe Polin Montone Gacaferi, zëdhënsja e ambasadorit së Zvicrrës, e cila ka thënë se fokusi i Zvicrrës është sigurimi i stabilitetit dhe zhvillimit të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, ashtu që analiza duhet të shërbej për vazhdimin e bisedimve me qeverinë në Beograd, si dhe të siguroj kushtet për përparim të mëtejshëm të komunës. Montone Gacaferi ka thënë se është theksuar përparim duke cekur posaçërisht Maternitetin Jashtëspitalor dhe Paralelen e Fakultetit Ekonomik të Suboticës në Bujanoc.

Për përfaqësuesve të shoqërisë civile, partive politike, mediave, përfaqësuesve të Trupit Koordinues, në takiim kanë marrë pjesë edhe përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare të cilët kanë shprehur qëndrim të përbashkët për ardhmërinë e zhvillimin ekonomik të stimulimit të sipërmarrësisë private.

Të pranishmëve iu është drejtuar edhe kryetari i sapozgjedhur i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, Shqiprim Arifi kryetari i Alternativës për Ndryshim i cili është kandidat për kryetar të komuës së Preshevës.

BURIMI: Trupi Koordinues