Arkiva e lajmeve
                   

KËSHILLI I LARTË I GJYQËSISË KA NDARË MIRËNJOHJE SHTËPISË SË DREJTËSISË NË BUJANOC

30. tetor 2017.

Bujanoc – Nga më shumë se 120 gjykata në Serbi, Gjykatës Themelore në Bujanoc i ka takuar çmimi i tretë për lëndët e përgjithshme të zgjidhura për dallim prej vitit të kaluar.

Këto mirënjohje në shtëpinë e drejtësisë në Bujanoc i ka ndarë Këshilli i Lartë Gjyqësor në këshillimin vjetor të gjyqësorit serb në Vërnjaçka Banjë, i cili është mbajtur prej 4 deri 7 tetor.

Kryetari i gjykatës Bojan Millenkoviq, tha se kjo është mirënjohje e madhe për Gjykatën Themelore në Bujnaoc i cili ka gjithsej 11 gjykatës.

 “Ne momentalisht kemi 8.582 lëndë, por nuk kemi asnjë lëndë të vjetër se pesë vjetë”, tha Millenkoviq.

„Në gjykatë, në të cilën punojnë tetë gjykatës serbë dhe tre shqiptarë, kemi vendosur organizim të punëve që në në çdo moment ne e dimë punën mujore dhe vjetore të secilit gjyqtar dhe gjykate në tërësi”, tha Millenkoviq.

Ai thekson se një moment shkatërrues për gjithë organizimin e punëve ka qenë rregullimi i arkiëve prej vitit 1987, dhe kështu në gjykatën e Bujanocit secila lëndë për 30 vitet e kaluara gjindet shpejtë dhe thjeshtë.

 

Ai shtoi se Gjykata Themelore në Bujanoc e para në Rrethin e Pçinjës ka vendosur “Tabelën Elektronike” e cila palëve dhe të punësuarve ua tregon prej minutit në minut të gjitha çështjet gjyqësore, hapësirat, gjykatësit dhe të dhënat tjera relevante.

Bojan Millenkoviq është kryetar i Gjykatës Themelore në Bujanoc prej qershorit të vitit 2014.

Burimi: Vranjske dhe Trupi Koordinues