Arkiva e lajmeve
                   

Këmbimi ekonomik me botën e jashtme u gjallërua ne Preshevë, Tërgovishtë, Bosilegrad dhe Vlladiçin Han

3. qershor 2011.

Vranjë – Ekonomia e Rrethit të Pçinjës në tremujorin e parë ka eksportuar dhe importuar mallra dhe shërbime për një total prej 67 milion dollarëve. Në tregti me botën e jashtme ka arritur një suficit prej 6 milion dollarëve. Ndërkaq,  pjesën më të  madhe të këmbimit të  tregtisë së jashtme së rajonit e mban qyteti i Vranjës. Firmat e Vranjës në tremujorin e parë  jasht vendit kanë realizuar gati 31 milion dollarë, gati gjysmë herë më shumë se në përiudhën e njejt të vitit të kaluar. Dhe importi i tyre prej 25 milion dollarëve, gjithashtu e tejkalon atë të vitit të kaluar për 20 përqind. Në fakt, sa i përket Rrethit të Pçinjës, vetëm ekonomia e Bujanocit që nga fillimi i vitit ka eksportuar për një çerek më pak.
 
Surdulica eksportuese e dikurshme, edhe këtë vit ka mbetur pa eksportues. Në anën  tjetër, ekonomia e Preshevës, Tërgovishtës, Bosilegradit dhe Vlladiçin Hanit e cila viteve të fundit ka ngecur, në tremujorin e parë ka gjallëruar këmbimin e tregtisë së jashtme. Ndryshimet janë simbolike, sidomos në Tërgovishtë dhe Bosilegrad, por prap se prap kjo është dyfish, trefish por edhe gjashtëfish më shumë se  vitin e kaluar gjatë periudhës së njejtë.Vetëm eksporti dhe importi i firmave preshevare ka arritur  një milion dollarë. Rrethi i Pçinjës eksporton në katërdhjetë vende, por megjithatë importon gati dy herë më shumë. Firmat e tij ende bashkpunojnë me Italinë por edhe me vendet tregtare ish-jugosllave. Përndryshe, për vite me rradhë Italija ka qene partneri kryesorë i Odës Ekonomike të Leskovcit e cila përfshinë Rrethin e Pçinjës dhe Jabllanicës. Këmbimi i tregtisë me italijanët ka arritur një shumë rreth 17,5 milionë dollarë. Në tremujorin e parë, eksporti nga kjo pjesë e Sërbisë është trefishuar, në Slloveni është dyfishuar, në Gjermani dhe Mal të Zi dukshëm është zvogëluar. Së fundmi, fitimi i tregtisë së jashtme në tërë Sërbinë e jugut prej muajit janar deri në mars është më i suksesshëm se ai i vitit të kaluar për  7 përqind, me një suficit prej 13 milion dollarëve.