Arkiva e lajmeve
                   

KARNEVALI NË BUJANOC

22. mars 2017.

Bujanoc – Parashkollorët dhe nxënësit nga klasa e parë deri në të katërtën të SHF “Branko Radiçeviq” në Bujanoc, dje kanë shëtitur nëpër qytet dhe përmes shfaqjes së bukur në sheshin pranë shtëpisë së kulturës “Vuk Karaxhiq”, kanë shënuar fillimin e pranverës dhe festimit të jubilesë të shkollës fillore.

Nxënësit e maskuar, të udhëhequr nga mësuesit, kanë defiluar nëpër qytet dhe kanë ftuar fëmijët tjerë që t`i bashkangjiten.

Vëmendjen e kalimtarëve e kanë tërhequr “indianët”, “luleborës”, “fluturës”, “bletës” dhe “spajedermeni”.

„Të gjitha maskat i kanë bërë mësueset me fëmijë. Janë kënaqyr deri sa kanë bërë pendla dhe kanë ngjyrosur fytyrat e veta”, tha pedagogia e institucionit arsimor Natalia Stankoviq.

Zhurmën e fëmijëve dhe buzëqeshjen e kanë plotësuar edhe sheshi i qytetit të Beogradit.

Karnevali i pranverës është njëri ndër aktivitet të cilat shkolla i realizon në kuadër të Ditës së Shkollës, ndërsa për sot është paraparë ditë sportive.

Burimi: Jugpress dhe Trupi Koordinues