Arkiva e lajmeve
                   

KANË TENTUAR TË IKIN ME 400 KILOGRAM DUHAN

16. janar 2015.

Vranjë – Policia në Vranjë ka konfiskuar 396 kilogram të duhanit të papërpunuar pa dokumentacion përcejllës në veturën me regjistrim të Beogradit, të cilët pasi që kanë tetnuar t`i ikin policisë janë ndaluar dhe kontrolluar.

Siç ka njoftuar Administrata Policore në Vranjë, automobili në të cilin janë zbuluar rreth 400 kilogram duhan të kontrabanduar është ndalur në rrugën rajonale Vranjë – Vlladiçin Hanit, ndërsa e ka vozitur F.O (28) nga komuna e Bujanocit, ndërsa në vendin e shoqëruesit të vozitësit B.V (24) nga Beogradi.

Të dyshuarëve përshkak të tregëtisë së pa lejuar i`u është caktuar ndalim policor, ndërsa të dyve i`u janë dorëzuar zëdhënësit të prokurorit të Prokurorisë Themelore Publike në Vranjë.

Konfinskimi i duhanit të papërpunuar pa dokumentacion përcjellës është bërë dukuri e përditshme në Vranjë, Preshevë dhe Bujanoc, ndërsa në 30 ditët e fundit janë konfiskuar shumë tonë të duhanit të kontrabanduar.

Burimi: Beta dhe Trupi Koordinues