Arkiva e lajmeve
                   

KANË FILLUAR “NETËT E GEJZERIT” NË BANJË TË SIJARINËS

28. korrik 2017.

Medvegjë – Në Banjë të Sijarinës mbrëmë është hapur solemnisht “Netët e Gajzerit” në prani të shumë të ftuarve. Manifestimin e ka hapur kryetari i komunës së Medvegjës Nebojsha Arsiq.

„Sot e shënojmë dy dekadat e këtij manifestimi i cili sot është bërë brend, ndërsa edhe mundësia që për Banjën e Sijarinës të ndëgjohet jo vetëm në Serbi por edhe në tërë botën”, tha Arsiq, duke përshëndetur të gjithë të pranishmi, ndërsa posaçërisht ka faleminderuar Misionin Humanitar Rus në Republikën e Serbisë, Jevgebiju Primakovu, i cili për herë të parë ka marrë pjesë në këtë manifestim në jugun e Serbisë.

Pas hapjes solemne, në shfaqjen katërdhjetë minuteshe ka prezentuar grupi nga Leskoci “Step by step”, ndërsa pas tyre ka performuar folk këngëtarja e njohur Snezhana Babiq në përcjellje të bendit “X” nga Leskoci.

Mbrëmjen e dytë të “Netëve të Gejzerit” është rezervuar për këngëtaren Bilana Jeftiq, ndërsa të premten më 28 korrik, mysafitët do t’i argëtoj Era Ojdaniq.

Burimi: Info Qendra Jug dhe Trupi Koordinues