Arkiva e lajmeve
                   

KAMPI VEROR I KRYQIT TË KUQ PREJ 21 DERI 30 KORRIK

21. korrik 2015.

Gaxhin Han – Kryqi Kuq i Gaxhin Hanit në periudhën prej 21 deri më 30 korrik, do të organizoj kampin tradicional veror të Kryqit të Kuq të emëruar  “E vërteta para së gjithash – Gaxhin Han 2015“. Kampi këtë vit organizohet për 21 herë.

Në punën e kampit do të marrin pjesë 60 kandidatë nga 17 organizatat e Kryqit të Kuq nga e tërë Serbia, prej të cilave janë pesë nga Kosova e Metohia, ndërsa në realizimin e aktiviteteve do të marrin pjesë 20 vullnetarë të Kryqit të Kuq të Gjigjevacit, Aleksincës, Bujanocit, Kragujevcit, Pirotit dhe Gaxhin Hanit, si edhe personeli profesional i Kryqit të Kuq të Gaxhin Hanit, mjekët e Shtëpisë së Shëndetit të Gaxhin Hanit dhe të punësuarit në SHF “Vitko dhe Sveta”, në Gaxhin Han.

Këtë vit qëllimi i kampit është edukimi nga fusha e promovimit të vlerave humane, ndihmës së parë, Kryqit të Kuq, anti-trafikimit, Drejtave Humane Ndërkombëtare dhe sigurisht qëllim do të jetë edhe shoqërimi.

Gjithashtu, në këtë program janë paraparë edhe ligjeratat mbi çështjet kryesore të cilat i përkasin dhënies vullnetare të gjakut, si dhe aksioni i dhënies së vullnetshme të gjakut i cili mbahet më 23 korrik (e enjte).

Me këtë program të kampit është planifikuar shëtitje ditore në realicionin Gaxhin Han – manastir Lubostinja – Vërnjaçka Banjë – Mitrovo Pole – Nish – Nishka Banjë – Gaxhin Han.

Kandidatët e kampit do të vizitojnë edhe kishat në Kërçmir të Madh, Dushnik të Epërm, Kutinë të Marinës dhe Gërkinjë.

Në kuadët të Kampit do të organizohen edhe kolonia e artistëve – amator të artit nga Gaxhin Hani.

Burimi: Juzhne Vesti dhe Trupi Koordinues