Arkiva e lajmeve
                   

KA PËRFUNDUAR TURNEU NË FUTBOLL TË VOGËL “MEDVEGJË 2017”

31. gusht 2017.

Medvegjë – Në Medvegjë ka përfunduar turneu në futboll të vogël i cili ka filluar 18 gusht 2017. Kanë garuar 10 ekipe në kategorinë e senjiorëve dhe 5 ekipe në kategoritë e juniorëve.

Nebojsha Arsiq, kryetari i komunës së Medvegjës, në përfundim të turneut pjesëmarrësve meritor të turneut u ka ndarë disa kupa, diploma, mirënjohje dhe shpërblime në të holla.

Ekipi fitues i turneut në konkurencën e juniorëve është ekipi “Novi Rio”, të cilës i ka takuar shpërblimi në të holla prej 10.000 dinarë, vendi i dytë dhe shpërblimin në të holla prej 7.000 dinarëve e ka marrë ekipi “Gremza”, ndërsa vendin e tretë i ka takuar ekipit “Luanët” me 3.000 dinarë të fituara.

Ekipi fitues në kategorinë e seniorëve është ekipi “Valencia”, të cilës i ka takuar shpërblimi në të holla prej 70.000 dinarëve, vendit të dytë dhe shpërblimin në të holla në vlerë prej 40.000 dinarëve e ka marrë ekipi “Mija-Medvegjë”, ndërsa vendin e tretë dhe shpërblimin prej 20.000 dinarëve e ka marrë ekipi “Ivan Stojkoviq”.

Publiku i shumtë i turneut mendon që në Medvegjë luhet futboll kualitativ dhe se klubi futbollistik “Jabllanica”, i cili garon në Ligën Rajonale të Serbisë lindore, i buzëqesh një e ardhme e ndritshme, sepse ka shumë talenta të rinj.

Organizatorët e turneut në futboll të vogël “Medvegja 2017”, kanë qenë Organizata Turistike e komunës së Medvegjës dhe Federata e Sportit në Medvegjë, ndërsa sponsor kryesor ka qenë komuna e Medvegjës.

Burimi: Info Qendra Jug dhe Trupi Koordinues