Arkiva e lajmeve
                   

KA PËRFUNDUAR PROJEKTI I DEMINIMIT NË FSHATIN BREZNICË TË BUJANOCIT

24. nëntor 2017.

Bujanoc – Lokacioni në rrethinën e Breznicës të Bujanocit është i sigurtë. Territori është kontrolluar, ndërsa janë gjetur minat atni-këmbësorike dhe një bombë dore. Mjetet për hulumtim të lokacionit, e cila është në hartën e Qendrës për Deminim, ka qenë e shënuar si zonë e dyshimtë, janë ndarë nga Qeveria e Republikës së Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Janë larguar shënimet “Stop mina”, të cilat i kanë paralajmruar banorët në rrezikun nga minat e mbetuara anti-këmbësorike dhe anti-tank.

 „Sot këtë lokacion ua dorëzojmë komunës së Bujanocit dhe qytetarëve në përdorim si vend të sigurt. Janë gjetur tri mina anti-këmbësorike dhe një bombë dore në thellësi prej 20 centimetrave dhe të gjitha në sipërfaqe prej një metri katror, pranë rrugës, në vendim ku edhe kemi dyshuar”, tha Jovica Simoviq, drejtori i Qendrës për Deminim.

Deminuesit kanë kontrolluar terrenin me sipërfaqe 275.000 m2, territori është zonë malore dhe kodrinore dhe i vështirë. Hulumtimi ka filluar para një muaji.

Qendra për Deminim ka përgadit projekte për hulumtim për të gjitha lokacionet për të cilat dyshohet se ka mina anti-këmbësorike dhe anti-tank, ndërsa të gjitha projektet janë dorëzuar tek donatorët.

Burimi: RTS dhe Trupi Koordinues