Arkiva e lajmeve
                   

KA PËRFUNDUAR ME SUKSES VITI I PARË I PROJEKTIT „QYTETI YNË, SHKOLLAT TONA“

25. dhjetor 2017.

Bujanoc – Ka përfunduar viti i parë nga tre vitet sa edhe do të zgjatë projekti “Qyteti ynë, shkollat tona”, të cilin e realizon Shërbimi i Trupit Koordinues i Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, në partneritet me organizatën “Grupi 484” dhe me përkrahje të Fondacionit të Fëmijëve Pestalozzi nga Zvicrra dhe të Ministrisë së Arsmit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik.

Në shfaqjen e performuar me këtë rast, në sallën e mbushur të Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc, nxënësit e shkollave të mesme të cilët kanë marrë pjesë në këto punëtori, kanë shfaqur skenën e shkurt – Prezantimi i Bujanocit nga këndvështrimi i të rinjve, e cila përmbledh idetë dhe proceset kreative në të cilat ata morën pjesë gjatë punëtorive, në bazë të të cilave u krijua një kalendar në gjuhën serbe dhe shqipe

Qëllimi kryesor i projektit është krijimi i mundësive për bashkëveprim dhe bashkëpunim mes të rinjve, por edhe të rriturve të cilët i takojnë bashkësive të ndryshme etnike, si edhe avansimin e bashkëpunimit në mes shkollave fillore dhe të mesme në territorin e komunës së Bujanocit, në të cilat mësimi realizohet në gjuhën serbe dhe shqipe.

Në vitin e parë të projekti kanë marrë pjesë 70 arsimtarë dhe më shumë se 100 nxënës të shkollave të mesme dhe fillore të shkollave fillore “Sveti Sava”, “Sezai Surroi”, “Branko Radiçeviq”, “Naim Frashëri”, Vuk S. Karaxhiq” dhe “Ali Bektashi”.

Burimi: Trupi Koordinues