Arkiva e lajmeve
                   

KA FILLUAR MUAJI I RAMAZANIT

5. prill 2022.

Beograd – Agjërimi i ramazanit ka filluar më 02.prill dhe vazhdon deri më 02. maj 2022 në fund të muajit të agjërimit dhe festës së Fitër Bajramit.

Muaji i Ramazanit është një periudhë 30 ditore ku myslimanët në gjithë botën agjërojnë dhe qëndrojnë për më shumë se 16 orë pa ngrënë dhe pa pirë gjatë ditës. Gjatë Ramazanit nuk lejohet të konsumosh asgjë, deri në perëndim të diellit. Në orarin ku mbyllet agjërimi ditor, familjet ulen së bashku për të ngrënë.

Është muaji i agjërimit, që do të thotë shmangia e ushqimit dhe lëngjeve, fjalëve dhe sjelljeve të këqija dhe gjërave të tjera të ndaluara në Islam. Agjërimi është një nga pesë shtyllat e Islamit dhe zgjatë nga agimi deri në perëndimin e diellit.

Ramazani konsiderohet si periudhë reflektimi ku trupi dhe shpirti “pastrohen” nga negativiteti.

Çdo vit për Ramazan, miliona muslimanë në të gjithë botën agjërojnë duke u solidarizuar me të varfrit për të ndarë ushqimin me ta.Gjatë Ramazanit, besimtarët myslimanë kërkojnë falje për mëkatet, luten për ndihmë ndaj të këqijave.

Muslimanët duhet të luten sa herë që munden gjatë Ramazanit, si dhe të lexojnë librin e shenjtë, Kuranin.

Agjërimi nuk mund të mbahet nga të gjithë, pasi ka disa përjashtime si për shembull, të moshuarit, fëmijët apo të sëmurët.Simbol i rëndësishëm në këtë muaj është edhe dhënia e sadakasë, vlerë monetare e cila i jepet një personi në nevojë.

Bazuar në rregullat e islamit, ata që nuk munden të agjërojnë duhet të ushqejnë një të varfër ose nevojtar të paktën një herë në ditë.

Në fund të ramazanit vjen fitër bajrami, apo festa e prishjes së agjërimit.

Burimet: Trupi Koordinues