Arkiva e lajmeve
                   

KA FILLUAR LËVIZJA E URËS NË MORAVËN E JUGUT NË BUJANOC

16. dhjetor 2016.

Bujanoc – Lëvizja e urës në Moravën e Jugut në afërsi të urës së vjetër, të dëmtuar tek “Jugokopi” i dikurshërm afër Bujanocit, ka filluar me vendosjen e profileve të parë horizontal të armaturës dhe betonit në shtyllat e ndërtuara më parë.

Me përfundimin e punëve në këtë objekt, i cili ndërtohet në përputhje të “Koridorit 10”, në pjesën në mes Sërpksa Kuqës dhe Levosojës, do të vendoset lidhja rrugore e qarkullueshme prej Bujanocit në drejtim të vendbanimeve në pjesën e djathtë të Moravës së Jugut – Zhuzhelincë, Lilancë, Zhbevcë, Liqenin e Bujanocit, Stacionin Hekurudhor, Bozhinjevë dhe në vendet fqinje.

Sipas paralajmrimeve të kompetentëve, ura do të duhej të lëshohet për qërkullim në mes të vitit të ardhshëm.

Ura e vjetër, konstruktuimi i të cilit ka rënë para më shumë se dy vite, nuk shfrytëzohet për qarkullim rrugor, ndërsa udhëtarët atë e kalojnë me përgjegjësi të vet.

Qarkullimi deri tek vendbanimi në pjesën e dhjathtë të lumit me drejtimet rrugore alternative përmes Stacionit Hekurudhor apo fshatrave Davidovc, të cilat ndodhen në territorin e qytetit të Vrajës.

Ura e re do të përbëj tërësinë integrale të mbikalimit të ardhshëm përmes Koridorit 10, i cili është në ndërtim, si edhe hekurudhës egzistuese në këtë drejtim ndërkombëtar.

Burimi: Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues