Arkiva e lajmeve
                   

KA FILLUAR DEMINIMI NË RRETHINËN E BUJANOCIT

23. tetor 2017.

Bujanoc – Në veri të komunës së Bujanocit ka filluar realizimi i Projektit të kontrollimit teknik të lokacionit Përroit të Ngushtë prej 275.800 metrave katro për të cilën mendohet se është ndodtur me mjetet vdekjeprurëse të mbetura nga viti 2000/2001, nga periudha nga veprimеt e ish UÇPMB-ës kunder forcave të rregulltatë sigurisë s ëish Republikës Federale të Jugosllavisë.

Sipas fjalëve të Jovica Simonoviq, drejtorit të Qendrës për Deminim të Republikës së Serbisë, gjatë 10 deri 15 ditëve të ardhshme të testimit do të kryhen në këtë lokalitet, ndërsa pritet që punët në 130.000 m2 në lokacionin e Ravno Buçje.

„Ky është plan për këtë vi, ndërsa në vitin 2018, kur të vërtetohet dyshimi për egzistimin e mjeteve vdekjeprurëse, presim vazhdimin e punimeve”, tha Simonoviq.

Vazhdimi i punimeve do të nvaret edhe nga mjetet e donatorëve, thotë Radisllav Iliq, drejtori i “Siturnisë” në Beograd, punëkryerse e punimeve të cilat do të duhej të përfundojnë deri më 27 nëntor 2017.

“Terreni është shumë i vështirë. Nuk kemi informata zyrtare. Në atë kohë është konfirmuar se nga minat kundër tankeve ka vdekur ushtari i Ushtrisë së Serbisë. Detyra jonë është që ta kontrollojmë territorin me mjetet vdekjeprurëse”, tha Iliq.

Ndihmësi i kryetarit të komunës së Bujanoci, Boban Pavlloviq, i cili sëbashku me përfaqësuesit e Shtabit Komunal për Sitata të Jashtëzakonshme ka marrë pjesë në fillimin e realizimit të këtij projekti, ka rikujtuar se në territorin e komunës së Bujanocit deri më tani nga mjetet vdekjeprurëse janë pastruar 12 lokacione, si edhe kanë mbetur edhe pesë tjera, në fshatrat Borovcë, Konçul, Turi, Luçan dhe Brisiq.

Pavlloviq njëkohësisht ka falimenduar Qeverinë e Republikës së Serbisë dhe SHBA-së, të cilët janë donatorët e projektit të kontrollimit teknik, si edhe realizues të punimeve.

Burimi: Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues