Arkiva e lajmeve
                   

KA FILLUAR CIKLI I RI I PROGRAMIT SUPERSTE – PROJEKTEVE MË TË MIRË NË FUSHËN E KULTURËS, ARTIT DHE ARSIMIT ME VLERË PREJ 5,1 MILIONË DINARË

26. prill 2018.

Beograd - Erste Bank ka nisur një cikël të ri të programit Supereste, në të cilin qindra të rinj do të jenë në gjendje të përmirësojnë njohuritë dhe aftësitë e tyre, ndërsa më të suksesshmit do të marrin grante për realizimin e planeve në shumën totale prej 5.1 milion dinarë.

Siç njoftoi banka, pjesa e parë e programit është Centrifuga, e cila është e destinuar për grupe formale dhe joformale që duan të zhvillojnë projekte të përgjegjshme shoqërore në fushën e kulturës, artit dhe arsimit.

Ekipet e interesuara që paraqesin idetë e tyre deri më 7 maj 2018, nëpërmjet platformës www.superste.net do të kenë mundësi, përveç mbështetjes financiare, që të marrin mbështetje mentoraile në fushat e marketingut, komunikimit, burimeve njerëzore, projektimit, menaxhimit të projekteve, kulturës dhe sipërmarrjes.

Dhjetë iniciativat më të mira ekipore  do të shpërblehen me 500,000 dinarë për zbatimin e projektit, ndërsa një projekt do të marrë çmimin e publikut me vlerë 100,000 dinarë.

Programi Centrifuge ka për qëllim grupet formale dhe joformale të personave të rinj kreativë të moshës 16 deri 35 vjeç, të cilët dëshirojnë të kontribuojnë në zhvillimin e shoqërisë në tërësi, si dhe në komunitetet e tyre lokale.

Programi për këtë vit i donacionit Superste realizohet në bashkëpunim me Fondacionin Trag dhe ekipin Sprawsm.

Burimi: Trag Fondacioni Beograd dhe Trupi Koordinues