Arkiva e lajmeve
                   

KA FILLUAR ASISTENCA MEDICINALE NË RRETHIN E PÇINJËS

6. shtator 2016.

Preshevë – Në tetë ditët e ardhshme, ekipet medicinale të Ushtrisë së Serbisë dhe Gardës Nacionale të Ohajos, do t`i ndihmojnë banorëve lokal në vendet larg Vrajës, Bujanocit dhe Medvegjës. Në tetë lokacione mjekët e drejtimeve të ndryshëm do të kontrollojnë falas banorët.

Angazhimin e përbashkët medicinal, ekipet e Ushtrisë së Serbisë dhe Gardës Nacionale të Ohajos, e kanë filluar në fshatin Leran në Preshevë, ku prej orës 9 deri 16, do të ofrojnë ndihmë banorëve të këtij fshati dhe fshatrave të tjera malore.

"Bëhet fjalë kryesisht rreth banorëve të fshatrave të largëta malore të cilat nuk kanë pasur mundësi që të kryejnë kontrollime të përbashkëta dhe tani 61 mjekë, pjesëtarë të Gardës Nacionale të Ohajos dhe VMA-së (Akademia Ushtarako-Medicinale), si edhe mjektët lokal do të kryejnë kontrollime të këtyre të sëmuarve, të kontrollohet gjendja e tyre shëndetësore dhe të propozohet shërim të mëtutjeshëm dhe masat e shërimit”, thotë kryetari i Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë”, Zoran Stankoviq.

Stankoviq pret që ky aksion të jetë i suksseshëm, duke marrë parasysh se ka pas nevojë të madhe për kontrollime të këtilla.

“Ky është një aktivitet i cili do të duhet që të rritet në mënyrë të rregullt jo vetëm në këtë pjesë të vendit dhe këta njerëz do t`i nënshtrohen kontrollimeve të rregullta dhe në periudhën e ardhshme, si nga ana e personelit medicinal të cilët punojnë në këto hapësira, poashtu edhe në këto aksione në të cilët shteti i Serbisë sëbashku me shtetet tjera i ofron shërbime shëndetësore banorëve”, tha Stankoviq.

Angazhimi i përbashkët medicinal e vëzhgojnë edhe përfaqësuesit e Forcave të Armatosura të Angolës në cilësinë e vëzhguesve.

Burimi: RTS dhe Trupi Koordinues