Arkiva e lajmeve
                   

JUGU I SERBISË QENDRORE ENDE ME SHUMË MINA TË PAEKSPLODUARA

10. shtator 2018.

Bujanoc - Qeveria e Republikës së Serbisë ka ndarë 230,000 euro këtë vit për deminim në komunën e Bujanocit, e cila duhet të zbatohet deri në fund të vitit.

Municion i pashpërthyer nga viti 1999, përfshinë 150 vende në Serbi, disa prej tyre në një thellësi prej 20 metrash, njoftoi Qendra për Deminim.  

 Sipërfaqja e municioneve mbulon pothuajse 2.5 milion metra katrorë, shumica e të cilave janë në komunat Bujanoc, Sjenicë, Tutin, Uzhicë, Rashkë dhe Nish.

 Në komunën e Bujanocit ka grupe të minave në sipërfaqe prej 2.2 milion metra katrorë. Këto mina datojnë nga konflikti që zgjati në atë zonë nga v. 2000 deri 2002.

Aksioni i fundit i eleminimit të minave në komunën e Bujanocit është ndërmarrë në vjeshtën e kaluar në afërsi të fshatit Breznicë.

Burimi: OK Radio dhe Trupi Koordinues